Lajmet e fundit

Inaugurimi i Presidentit të Zimbabvesë që ishte caktuar për të dielën është shtyrë pas një sfide ligjore nga opozita.
Partia opozitare Aleanca Demokratike për Ndryshim (MDC-A) kërkoi të premten veprime ligjore për të ndaluar inaugurimin e Presidentit, Emerson Mnangagwa.
Ky i fundit sipas tyre manipuloi zgjedhjet e 30 korrikut, shkruan AA, përcjell Klan Kosova.
Komisioni Zgjedhor Zimbabve (KZZ) shpalli fituesin e Mnangagwa, duke thënë se ai mori 50.8 përqind të votave, ndërsa Nelson Chamisa i MDC 44.3 përqind.
MDC menjëherë kundërshtoi rezultatet duke thënë se sondazhet ishin të manipuluara.
Javën e kaluar mbështetësit e opozitës dolën në rrugë në protestat paszgjedhore që çuan në vdekjen e gjashtë personave, të qëlluar nga policia.
"Ne paraqitëm letrat tona duke kërkuar një vendosmëri nga gjykata për të shpallur Nelson Chamisa si fitues apo si alternativë do të dëshironim që gjykata të shpallte rezultatin e zgjedhjeve si të pavlefshëm", ka thënë Thabani Mpofu, avokat i MDC-së.
Ai tha se gjykata kishte 14 ditë për të finalizuar çështjen përpara se të fillonte inaugurimi apo jo.