Lajmet e fundit

Gjykimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u shty për kohë të pacaktuar, ngase mungoi e akuzuara tjetër e këtij procesi Eliana Naka.
Për shkak të mungesës së të akuzuarës Eliana Naka, u shty për kohë të pacaktuar seanca ndaj saj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Vladrin Lluka.
Shtyrjen e gjykimit deri në muajin mars e kërkoi Teuta Zhinipotoku, avokatja e Nakës, duke e arsyetuar kërkesën për shtyrje me gjendjen jo të mirë shëndetësore të të mbrojturës së saj.
Pas kësaj kërkese gjyqtari Hamdi ibrahiimi kërkoi mendimin e palëve nëse duhet të shtyhet seanca, apo të veçohet procedura ndaj Nakës, raporton kallxo.com.
Prokurorja e shtetit Habibe Salihu propozoi që të shtyhet shqyrtimi gjyqësor pas muajit mars kur pritet që e akuzuara të jetë në gjendje ta përcjellë shqyrtimin gjyqësor.