Lajmet e fundit

Dëgjimi në gjykatë i urdhëresës së ndalimit të Amber Heard dhe Johnny Depp, që ishte vendosur të mbahet të premten, sipas E! News është shtyrë nga një gjykatës.
Lajmi i shtyrjes vjen më pak se 24 orë para se Amber ishte vendosur që të merrte pjesë në seancë.
Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që ajo të jetë jashtë qytetit gjatë seancës, bëhet e ditur se u ri-planifikua dhe ajo mbeti në Los Angeles.
Konferenca është caktuar për një datë të mëvonshme, ndërsa dy data të ardhshme të gjykatës janë caktuar për në mes të muajit gusht, transmeton Klan Kosova.