Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me 5 shkurt.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, ishte nga data 1 deri më 31 janar .
"Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së".
"ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Janar 2016" bëhet e ditur në një njoftim të ATK-së, transmeton Klan Kosova.