11.05.2017 · përditësuar para 3370 dite1 min lexim
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.
Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së, njofton Klan Kosova.
Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të shpallet të enjten Qytetar Nderi i Prizrenit.
Ky titull Nishanit do t’i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.