Lajmet e fundit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Mitrovicë ka vazhduar me mbështetjen e kërkesave të qytetarëve në rregullimin e infrastrukturës dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë.
Në kuadër të realizimit të punëve, ditë më parë kanë përfunduar punimet në rregullimin me kubëza të rrugës "Lutfi Hasani" në lagjen Bair.
Drejtori Blerim Baruti, tha se rruga është rruga është shtruar me mjete të Komunës dhe participimin e vet qytetarëve, transmeton Klan Kosova.