07.11.2015 · përditësuar para 3921 dite1 min lexim
Shtrëngim i duarve mes presidentit kinez Xi Jinping dhe atij të Tajvanit Ma Ying-jeou është një moment historik për dy vendet, pasi që i jep fund një periudhe prej më shumë se 60 vjetësh mos-takime të ndërsjella, njofton Klan Kosova.
Bisedimet e sotme në Singapor mes dy liderëve paraqesin lajm botëror dhe ndryshim të kursit të politikave të jashtme të dy vendeve.
Raportet në mes Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar qysh nga ardhja në zyrë e Ma-së, prejse e mori udhëheqjen e shtetit në vitin 2008, duke krijuar kështu lidhje ekonomike me Kinën, duke shtuar turizmin e ndërsjellë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare.
Dy vendet qysh nga viti 1949 u ndanë kur Kuomintang (Partia Revolucionare Kineze) humbi nga Partia Komuniste në luftën civile dhe vendosi një qendër tjetër në Tajvan, njofotn Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.