Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend, transmeton klankosova.tv.
Sipas përditësimit të orë 17:16, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, kurse në pikat e tjera në hyrje pritjet raportohen deri 5 minuta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.