Autoritetet në Kosovë thonë se jenë shtuar ankesat e qytetarëve për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë, shkruan Radio Europa e Lirë.
Vetëm nga janari i këtij viti deri në muajin qershor, janë 180 ankesa të qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë keqpërdoruar të dhënat personale.
Ndërkohë, më shqetësuese për njohësit e çështjeve të telekomunikacionit mbetet dalja e këtyre të dhënave personale jashtë vendit.
Ankesat e qytetarëve drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas përfaqësuesve të kësaj agjencie, kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave personale në video vëzhgim, pastaj në rrjetet sociale dhe në çështjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave.
Ruzhdi Jashari, ish-mbikëqyrësi kryesor shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, thotë se ka keqpërdorim të të dhënave personale, dhe se kjo dukuri ka shënuar rritje nga viti në vit.
Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.