Lajmet e fundit

Ndërtimi i një shtëpie për një familje skamnore në Shtime irritoi disa banorë, të cilët u organizuan e mblodhën para për këtë qëllim.
Iniciatori për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpisë së kësaj familje, Agron Iballi, u shqetësua nga një postim i bërë prej degës së Aleancës Kosova e Re në Shtime, thënë se shtëpia për familjen Fazliu po ndërtohet pas premtimit të Presidentit Pacolli.
Ndërsa pak ditë pasi ka filluar së ndërtuari shtëpia në baza vullnetare nga qytetarët, fondacioni për bamirësi nga Behxhet Pacolli ka konfirmuar se janë ndarë mjetet për ndërtimin e një shtëpie për familjen Fazliu.
Në fakt tash bëhet fjalë për dy projekte. Pavarësisht faktit që tash po ndërtohet një shtëpi me mjete të popullit, AKR zotohet se do t’i ndërtoj shtëpinë e premtuar.
Kronikë e përgatitur nga Blerta Ahmeti