Lajmet e fundit

Një burrë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeti veten në spital pasi që kishte shtënë me armë në një armadillo, por plumbi i ishte kthyer nga ky gjitar dhe e kishte goditur në fytyrë.
Policia në qarkun e Cass, tha se burri i paemëruar e kishte vënë re këtë kafshë “në pronën e tij” rreth orës 03:00 të kohës lokale këtë të enjte, me ç’rast kishte vendosur ta vriste.
“Gruaja e tij ishte në shtëpi. Ai doli jashtë dhe mori revolen e tij .38 dhe gjuajti tri herë në armadillon”, tha sherifi Larry Roëe.
Një nga gëzhojat kishte bërë një rikoshet dhe e kishte godituar në nofull.
Ai ishte dërguar në një spital në qytetin Texarkana ku është dashur që t’ia qepin nofullën.