Lajmet e fundit

Myanmar’i po kryen spastrim etnik të minoritetit mysliman Rohingya nga territori i vet, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara, për BBC-në, transmeton Klan Kosova.
Forcat e armatosura kanë vrarë shumë nga pjesëtarët e këtij komuniteti, ka thënë John McKissick për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
Qeveria e Myanmar’it, e njohur edhe si Burma, i ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të saj.