Lajmet e fundit

Mediat turke raportojnë se autoritetet besojnë që grupi i Shtetit Islamik qëndron prapa sulmit në klubin e natës në Stamboll gjatë festimeve për vitin e ri, shkruan CNBC, transmeton Klan Kosova.
Gazetat Hurriyet dhe Karar shkruajnë se të hënën një zyrtar i sigurisë ka thënë se autoritetet përcaktojnë se sulmuesi që vrau 39 veta vjen nga një komb i Azisë Qendrore që besohet të jetë ose nga Uzbekistani ose nga Kirgistani.
Policia ka gjetur ngjashmëri me sulmin e qershorit në aeroportin Ataturk ku ISIS kishte marrë përgjegjësinë për to.