Lajmet e fundit

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Shteti Islamik ka kryer gjenocid kundër komunitetit të jazidive, të krishterëve dhe myslimanëve shiitë.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka shpallur ISIS të cilën e quan me emrin Daesh, si "gjenocidale nga ana e vetë-shpalljes, ideologjia si dhe veprimet."
Kryediplomati amerikan tha gjithashtu se ky grup është përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ai tha se SHBA-ja kishte ardhur në këto përfundime bazuar në informacionet e mbledhura nga një sërë burimesh.