Lajmet e fundit
Nga një raport statistikor ka dalë se kosovarët dhe kosovaret janë jashtëzakonisht të virgjër dhe besnikë.

Një raport statistikor i realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in, i titulluar “Monitorimi i situatës së fëmijëve dhe femrave”, ka vënë në pah disa dimensione shumë interesante.
Raporti që ndër të tjera trajton moshën kur të rinjët kanë humbur virgjërinë, ndërrimin e partnerëve dhe përdorimin e prezervativëve gjatë kryerjes së marrëdhënieve.
Sa janë reale këto statistika është çështje në vete, por që janë interesante është e padiskutueshme.
Në anketë janë përfshirë 20 mijë qytetar nga mosha 15 deri në 49 vjeç, ndërsa është realizuar gjatë periudhës nëntor 2013 – prill 2014.
Në pyetjen nëse kanë pasur marrëdhënie seksuale paramartesore, të rinjtë nga mosha 15-24 vjeç tregojnë nivel të lartë virgjërie. Nga 1,829 femra, 91 për qind e tyre kanë thënë se nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale, ndërsa nga 403 meshkuj, 54 për qind e tyre kanë thënë po ashtu të jenë të virgjër.
Në aspektin e “besnikërisë”, për të cilën çështje mostra është zgjeruar deri në moshën 49 vjeçare, femrat kanë thënë të mos kenë ndërruar asnjë partner brenda një viti, ndërsa vetëm 7 për qind e meshkujve kanë thënë ta kenë bërë këtë gjë.