Është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjtu dyshohet se ka ngacmuar në rrjete sociale një vajzë kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Më 31.08.2024 në pikën kufitare në Han të Elezit është arrestuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak se e kishte ngacmuar në rrjeteve sociale viktimën femër kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.