Qeveria britanike të mërkurën ka lajmëruar se kryeministri David Cameron dhe ministrat e tjerë në Qeveri më nuk do ta quajnë grupin militant terrorist si “ISIS”, por tash e tutje atij do t’i referohen si “Daesh”, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Në qershorin e këtij viti, Cemaron kishte kërkuar nga BBC-ja që të ndalonin së quajturi militantët si “Shteti Islamik”, por t’i quanin atë me një shkurtesë tjetër – ISIL.
Tani gjërat prapë kanë ndërruar, ka një emër tjetër. Ja prej nga rrjedhë emri i ri.
Çfarë domethënie ka “Daesh”?
“Daesh” është një emër tjetër për grupin militant që vetën e quajnë “Shteti Islamik”, por që në media shpesh është quajtur, ose kryesisht është quajtur, ISIS e ISIL.
Prej nga vjen termi “Daesh”?
“Daesh”, që shqiptohet edhe herë si Daiish e herë si Da’esh, është një akronim/shkurtesë për “Dawlat al-Islamiyah f'al-Iraq wa al-Sham”, ose shkruar me shkronja arabe الدولة الإسلامية في العراق والشام.
Fraza arabe përkthyer në anglisht do të thotë “Islamic State in Iraq and the Levant”, ose në shqip “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit”.
“al-sham” i referohet Sirisë së Madhe, dhe një territori që në anglisht njihet si “Levant”, - epiqendër e vendndodhjes së ISIS-it. (Levant është një term historiko-gjeografik që i referohet një zonë të madhe në Mesdheun lindor. Të cilën e pretendon ISIS-i. Levanti shtrihet në katër shtete – Siri, Lebanon, Izrael, Jordani.
Kush e përdorë termin “Daesh”?
Qeveria franceze janë duke iu referuar ISIS-it si “Daesh”, për ca kohë. Nga shtatori i 2014 është bërë zyrtare në Francë që terroristët e ISIS-it, të thirren si “Daesh”.
Po ashtu, ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, ka kërkuar nga gazetarët që ta përdorin pikërisht këtë emër – “Daesh”.
Termi gjerësisht përdoret në vendet arabike. Por, Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, gjatë një fjalimi në fundjavë e përdori termin, duke dhënë kështu shenja se emërtimi do të fillojë të përdoret edhe në SHBA, njofton Klan Kosova.
Cili është kuptimi politik dhe dallimi i fjalëve?
“Daesh”, kur shqiptohet, tingëllon e ngjashme me fjalët arabe për “mbjellësit e përçarjes” (dashes) ose "ai që shtyp nëpër këmbë" (Daes). Të dyja variantet kanë konotacione negative.
Shteti Islamik, emër ky që është më i voni për grupin, është një tentim nga vet ISIS-i për ta identifikuar veten si përfaqësues të religjionit islamik.
klankosova.tv