Lajmet e fundit

Një serb me inicialet K.D mbrëmë në Shtërpcë ka goditur me thikë dy fëmijët e tij binjakë të cilët ishin dy muajsh me ç`rast njëri nga ta ka ndërruar jetë, kurse tjetri është plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi,
"Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Shtëprcë, ku prindi rreth 35 vjeçar ka goditur me mjet të ftohtë (thikë) dy fëmijët 2 muajsh".
"Njëri nga fëmijët ka vdekur rrugës për në spital, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim në Nish", ka thënë ai.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe po e pret vendimin e prokurorit, njofton Klan Kosova.