29.07.2018 · përditësuar para 2903 dite1 min lexim
Baltë, dru e gurë.
Me këto materiale ishte ndërtuar një shtëpi në Besi të Prishtinës shumë dekada më parë, e që së fundmi ka hyrë si monument i trashëgimisë kulturore.
Anipse nuk është e banueshme që nga vitet e 70-ta kur familja Bllaca u zhvendos nga aty, ata vinë shpesh ta vizitojnë.
E vjetërsinë e saj nuk e di as pronari. Shtëpia shumëvjeçare rezistoi deri më tash pa asnjë lloj renovimi, por tashmë ka filluar të dobësohet.
Ndërkaq drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Edona Durguti, ka thënë për Klan Kosova se këtë shtëpi sikur edhe të tjerat e kanë paraqitur në listën për restaurim dhe konservim pranë Ministrisë së Kulturës, mirëpo ende nuk kanë buxhet nga kjo ministri për këtë punë.
Kronikë nga Merita Neziri.
https://www.youtube.com/watch?v=FFLfPV4oC7U&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.