Lajmet e fundit

Pesë persona janë lënduar pasi në rrugën “Mehmet Ali Vrini” në Prishtinë në rrethana të panjohura shtëpia e viktimës mashkull është përfshirë nga zjarri.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK derisa si pasojë e zjarrit ka pasur edhe dëme materiale, njofton Klan Kosova.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar.