Lajmet e fundit

Një nga sfidat kur vendosim që të studiojmë, është banimi.
Një problem të tillë si duket e ka pasur edhe Joel Weber, që në vjeshtë do të shkojë në Universitetin e Teksasit në Austin.
Ai e ka menduar një mënyrë se si t’i shmangë qiratë e larta të apartamenteve, të cilat kushtojnë shumë, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka krijuar një shtëpi të vogël që lëvizë, në mënyrë që të qëndrojë larg borxhit, e të mund të kursejë të holla.
Shtëpia e Weber që në fakt është një rimorkio, i ka kushtuar atij 20 mijë dollar dhe i është dashur një vit që të e ndërtojë.
Tani kjo shtëpië është në qytetin eWeber, Dallas, dhe edhe për pak muaj ai do të udhëtojë për në Austin.