Legjenda e muzikës 'country' Alan Jackson është duke shitur pronat e tij që kapin vlera marramendëse.
Edhe pse nuk dihet saktë arsyeja e shitjes nga këngëtari, por mbase ai është duke e përjetuar një krizë financiare. Ai është fituesi i dy çmimeve Grammy dhe 16 herë fituesi i “CMA avards”.
Prona e tij në fshatin Franklin e cila gjenden në maje të një kodre do të shitet për 23 milionë dallarë. Kjo shtëpi ka pesë dhoma gjumi, tetë banjo dhe ka hapësirë prej 22 mijë metra katrorë në rreth katër hektarë, njofton TMZ.
Shtëpia prej guri ka hyrje private, dhoma ku mund të organizohen ndeja të pajisura edhe me pishina, kuzhina të hapura dhe terraca.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.