Lajmet e fundit

Në Istog është hapur Shtëpia e Inovacionit, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian të quajtur "Zhvillimi i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Mal i Zi dhe Kosovë", njofton Klan Kosova.
Në përurim ka marrë pjesë kryetari i komunës së Beranes, Dragosllav Shçekiq i cili ka thënë se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve duhet të rritet sidomos në turizëm.
Ai njëherit ka bërë thirrje që krerët e Istogut dhe qytetarët e kësaj komune të jenë mysafir pas disa jave kur ky qytet malazez feston ditëlindjen.
Nga ana e tij, kryetari i Istogut, Haki Rugova ka thënë se bashkëpunimet e tilla sidomos në turizëm sjellin prosperitet për të dyja vendet, njofton Klan Kosova.