Lajmet e fundit

Administrata e Presidentit Amerikan, Donald Trump, po punon në trajtimin e privatësisë së të dhënave, transmeton Klan Kosova.
Kjo pritet të ndodhë me ligjet që po përpiqet t’i hartojë qeveria amerikane. Për këtë janë angazhuar rreth 80 kompani si : Facebook, Google, AT&T, dhe Comcast ku kanë mbajtur 22 takime.
Qëllimi afatshkurtër është të jepet një propozim për privatësinë e të dhënave, duke përfshirë mënyrën se si duhet të grumbullohen dhe të trajtohen të dhënat, dhe cilat të drejta kanë konsumatorët në lidhje me ato të dhëna, të cilat mund të shërbejnë si një udhëzues për ligjvënësit, pasi ata ta kenë hartuar legjislacionin.
Muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte një plan privatësie e të dhënave. Një projekt propozim i ngritur nga Dhoma e Tregtisë, bën thirrje që kompanitë e teknologjisë të kenë më shumë kontroll mbi informacionet e konsumatorëve të tyre, por duket se ekzistojnë kufizimet ligjore ndaj kompanive që mbledhin të dhënat e tyre-transmeton yahoo.com
Drafti propozon gjithashtu Kongresin për të hartuar një ligj që do të parandalonte çdo ligje shtetërore, me rëndësi pasi Kalifornia sapo ka kaluar rregullat e veta të privatësisë së të dhënave. Vermont ka marrë edhe privatësinë e të dhënave përmes legjislacionit.
Shtëpia e Bardhë po punon që të ketë planin e vetë të privatësisë së të dhënave të vendosur për këtë vjeshtë. Ndërkohë, ligjvënësit e shumtë kanë prezantuar tashmë propozimet e tyre për këtë varg të ligjeve të fshehtësisë së të dhënave në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.