Lajmet e fundit

Administrata Biden pritet të riklasifikojë grupin militant jemenas, Houthis, si një entitet terrorist global.
Kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Detin e Kuq, tha një burim i njohur për CNN të martën, transmeton Klan Kosova.
Administrata Biden e hoqi këtë definicion për Houthis pasi u vendos nga administrata Trump në javët e fundit të saj.
Në atë kohë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vendimi për të hequr përshkrimin e grupit ishte nxitur nga shqetësimet se mund të rrezikonte mundësitë për të ofruar ndihmë thelbësore për popullin e Jemenit.