Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë mbrojti reagimin e Donald Trump ndaj dhunës vdekjeprurëse gjatë një tubimi supremacistësh të bardhë në Virxhinia, ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë kritikat se Presidenti nuk dënoi qartësisht grupet e ekstremit të djathtë, transmeton Klan Kosova.
Një grua u vra të shtunën, kur një makinë u përplas me një turmë që protestonte kundër mitingut në Charlottesville.
Trump dënoi dhunën, por nuk përmendi me emra grupet raciste, diçka që vajza e tij Ivanka Trump e bëri shumë më mirë, duke thënë se nuk ka vend në shoqëri për racizimin, supremacinë e bardhë dhe neonazistët.
Në një koment pas zhurmës së madhe, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump dënoi shumë ashpër çdo formë dhune, urrejtjeje dhe paragjykimi dhe sigurisht që këtu përfshihen supremacistët e bardhë, Ku Klux Klan, neonazistët dhe çdo grup esktremist.