Lajmet e fundit

Këtë të diel, është kapluar nga zjarri një hapësirë fushore dhe hamullore në fshatin Shtedim të Komunës së Podujevës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet e policisë të cilët po punojnë për të zbuluar shkaktarët e vërtet të zjarrit, pasi nuk dihet se kush e ndezi këtë zjarr.
Dëshmitarët e ngjarjes, i thanë Klan Kosovës se rreziku ka qenë për shtëpi të cilat kanë qenë në afërsi të zjarrit.
Zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët derisa bënë të ditur se janë djegur rreth tetë hektarë tokë.
Kronikë e zgjeruar nga Arjeta Sinani.