Lajmet e fundit

Kate Upton po shkëlqen!
Modelja e njohur që është shtatzënë është parë bashkë me bashkëshortin Justin Verlander në Los Angeles, të premten.
26 vjeçarja kishte veshur një fustan ngjyrë rozë me gjatësi deri tek gjunjtë dhe një xhaketë të bardhë, një palë sandale dhe një çantë zi e ngjyrë ari të markës Celine dhe syze të argjendta, transmeton Klan Kosova.
Upton dhe Verlander treguan se do të bëhen prindër në muajin korrik, tetë muaj pas dasmës së tyre super luksoze.
Upton e kishte bërë të ditur se është në pritje të ëmbël në një postim në Instagram ku e veshur me kostum të kuq dhe bluzë të bardhë shfaqi barkun e fryrë.
“Shtatzënë në Miami”, kishte shkruar ajo poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BlNqkO4nyhL/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Në ndërkohë, bashkëshorti i Upton në një koment në këtë fotografi kishte shprehur gëzimin dhe entuziazmin e tij për këtë moment.
“Do të jesh nëna më e mrekullueshme në botë. Mezi po pres ta nisë këtë rrugëtim të ri me ty. Ti je gruaja më e dashur, e ndjeshme dhe e fortë që e njoh. Jam shumë krenar që foshnja ynë do të rritet në këtë botë nga një grua sikur ti. Të dua shumë”, kishte shkruar Verlander, transmeton Klan Kosova.
Upton dhe Verlander u martuan vitin e kaluar më 4 nëntor në një ceremoni shumë luksoze në Itali.
Në këtë ceremoni, modelja e Sports Illustrated Swimsuit, kishte zgjedhur një vello klasike me ngjyrë të bardhë dhe krahë të gjatë të markës së njohur Valentino.