Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, për emërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë me emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare si dhe propozimin për të emëruar Parkun e qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.
Adem Demaçi është varrosur të shtunën me nderime të larta shtetërore në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.