Renditja në vendin e tetë e Shqipërisë në Eurovizion, që e pakënaqshme për shumë njerëz.
Kjo pasi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u vlerësuan shumë përgjatë rrugëtimit të tyre, e po ashtu edhe publiku i dha vota të shumta në finalen e madhe, mirëpo juria nga ana tjetër nuk e bëri një gjë të tillë, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, gazetari Redjon Shtylla tha se Shqipëria u godit me shtatë thika në shpinë, duke iu referuar kështu tekstit të këngës “Zjerm”
“Duhet të mësojmë tekstin e Kolës, që thotë ‘shtatë thika në shpinë’, sepse kështu na u bë mbrëmë në Eurovizion. E paimagjinueshme, lutesha që juritë të japin pikë, por ja që treguan vetën që politika vazhdon të mbizotërojë në Eurovizion, ndërkohë nga ana tjetër populli i Evropës foli duke renditur Shqipërinë me votat e tyre në vendin e pestë, dhe votat e Evropës dolëm në vendin e dytë”, tha Shtylla në “Weekend” të Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Xb8PP7KOG20
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.