Lajmet e fundit

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 66 të tjerë të lënduar, pas shpërthimit në një shtëpi kujdesi në Kinë.
Është bërë e ditur që shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një çerdhe në lindje të provincës Jiansu.
Shkaktarët e shpërthimit ende nuk dihen, përderisa kjo ngjarje ka ndodhur kur prindërit ishin duke marrë fëmijët e tyre nga çerdhja.
Nga policia kanë thënë që hetimet kanë filluar ndërsa nëntë persona nga të lënduarit janë në gjendje kritike.