Lajmet e fundit

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me bombë dhe të shtëna armësh, në një restorant në bregdetin e Mogadishu në Somali, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një bombë në makinë ka shpërthyer në afërsi të plazhit Banadir, pas të cilit persona të armatosur janë futur në ndërtesë.
Forcat e sigurisë kanë vrarë dy nga sulmuesit ndërsa një tjetër është arrestuar pas një operacioni gjashtë orësh.
Grupi militant islamik al-Shabab shpesh kryen sulme në Mogadishu dhe pjesë të tjera të Somalisë.