Lajmet e fundit

Në Turqi vazhdojnë telashet me vërshime.
Në zonën Giresun, ende nuk janë nxjerrë të gjithë trupat që u përmbytën nga reshjet, njofton Klan Kosova.
Edhe nëntë persona të tjerë po raportohen si të zhdukur.
Në mbështetje të misionit të kërkim shpëtimit, këtë ditë dolën edhe me helikopterë.
Si pasojë e vërshimeve që e përfshinë ketë rajon të Detit të Zi, 17 ndërtesa u rrënuan dhe më shumë se 360 të tjera u dëmtuan në të gjithë zonën.
Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi.