Lajmet e fundit

Shtatë persona mbetën të vdekur dhe 25 të tjerë të lënduar si pasojë e një mjegulle në New Orleans të Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Policisë së Shtetit të Luizianës, aksidenti, ku ishin të përfshira të paktën 158 automjete, ndodhi në mëngjesin e së hënës për shkak të kushteve të mjegullës së dendur.
Guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards, konfirmoi aksidentin në një deklaratë të hënën, transmeton Klankosova.tv.
Shtatë viktima janë konfirmuar dhe mbi 25 të tjerë janë transportuar në spitalet e zonës me shkallë të ndryshme lëndimesh nga më kritike deri më të lehta, sipas Policisë së Shtetit të Luizianës.
Vdekje të tjera mund të lokalizohen pasi të jetë pastruar skena e përplasjes, tha policia.