Lajmet e fundit

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin "Brezovica".
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.
"Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës", thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo prokurori bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të deyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, përcjell Klankosova.tv.
"Deri me tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare - marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.