Lajmet e fundit

Shtatë studentë janë lënduar gjatë protestës para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 47 vjetorit të këtij institucioni arsimor.
Lajmin për studentët e lënduar e ka bërë Lëvizja Studentore për Barazi-Studim Kritikë Veprim, duke thënë se edhe 10-të studentë janë shoqëruar në polici pasi kanë penguar mbajtjen e rregullt të ceremonisë së shënimit të 47 vjetorit të themelimit.
“Me marrjen e fjalës nga rektori Marian Demaj aktivistët kanë filluar zhurmën në sallë dhe po të njëjtit janë tërhequr jashtë nga policia dhe janë arrestuar. Policia ka vazhduar arrestimin dhe intervenimin e dhunshëm ndaj aktivitëve duke arrestuar 10 aktivistë dhe duke lënë të lënduar 7 të tjerë. Të arrestuar janë: Bardh Ahmeti, Nijazi Beluli, Endrit Shatri, Egzon Azemi, Drin Ahmeti, Trim Gashi, Flamur Pireva, Miran Rrudhani, Premton Zogiani dhe Dardan Bujupi kursetë lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Aurora Mullatahiri, Aulona Bytyqi, Granit Hoti, Hajredin Krasniqi, Getuar Krasniqi , Arber Morina dhe Amir Kuqi”.
Kjo organizatë studentore, po ashtu deklaron se policia nuk ka lejuar shpalimin e parullës “Universiteti i Pronto-s” dhe ka pamundësuar edhe mbajtjen e rregullt të aktivitetit ku do të lëshohej kjo komunikatë.