Arkitektët po mundohen çdoherë që të krijojnë projekte që i përshtaten natyrës.
Andaj, disa prej tyre kanë dizajnuar shtëpi që janë në harmoni me mjedisin, të cilat theksojnë marrëdhënien poetike të arkitekturës me natyrën.
Disa bashkohen me tokën përmes lidhjeve të brendshme dhe të jashtme, ndërsa të tjerët janë pavione që rrinë pezull mbi tokë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Disa janë mbështjellë me dërrasa druri, ndërsa të tjerat janë të veshura me gurë duke marrë frymëzim nga mjediset e tyre.
Linjat e çatisë janë të sheshta, të pjerrëta, të lakuara dhe po aq të larmishme sa topografia në të cilën ndodhen.
Këtu janë shtatë projekte nga vende të ndryshme të botës. Në to dëshmohet se si marrëdhënia me natyrën mund të jetë po aq e thellë sa lidhja jonë me të.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
J
SHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.