Lajmet e fundit

Shtatë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit pranë Jeninit në Bregun Perëndimor.
Izraeli konfirmoi se kishte kryer një sulm ajror, duke i quajtur këta persona "terroristë", shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve ËAFA, ka thënë se katër nga të vrarët ishin vëllezër.
Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, dhuna në Bregun Perëndimor ka qenë në rritje, ku të paktën 334 njerëz janë vrarë nga ushtarë, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.