Pas largimit të Nuno Espirito Santo, Ange Postecoglou mori drejtimin e Nottingham Forest, por starti i tij ka qenë katastrofik, me 7 ndeshje, 5 humbje dhe asnjë fitore.
Skuadra nuk po arrin rezultate në Premier League, Europa League dhe EFL Cup, duke rritur presionin mbi trajnerin australian.
Emri i Marco Silva po përmendet si zëvendësues potencial, ndërsa fansat kërkojnë ndryshim të shpejtë.
Nëse rezultatet nuk përmirësohen, vendimi për shkarkim mund të merret brenda ditëve të ardhshme, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.