Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë raportuar edhe sulme ndaj stafit dhe qytetarëve.
Për këtë arsye, QKUK ka formuar një shtab emergjent me përfaqësues nga strukturat e brendshme, përfshirë Klinikën Emergjente, Zyrën Ligjore dhe shërbimet e sigurisë.
Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditur mekanizmat konkretë për menaxhimin e situatës. Në këtë proces pritet të përfshihen edhe institucione të tjera si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe organizata për mbrojtjen e kafshëve.
Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë është thënë se vetëm kanë pranuar një email nga QKUK dhe nuk kanë pasur takime paraprake lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, lidhur me problemin, një javë më parë ishte pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili deklaroi se ka institucione përgjegjëse që merren me këtë punë.
https://www.youtube.com/watch?v=ZXqDHG4H6EI
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.