Lajmet e fundit

Bordi Drejtues i SHSKUK-së në takimin e jashtëzakonshëm që e mbajti të enjten ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë , Imet Rrahmani që të koordinojë takimet eventuale me organet relevante lidhur me rastin "Stenda".
Poashtu ky bord ka kërkuar nga prokuroria që t`i qartësojë gjërat dhe të mos i njollosë të gjithë kardiologët e mantelbardhët si dhe nga drejtori Curr Gjocaj që të marrë masa për stabilizimin e punës edhe për shërbimet jo emergjente kardiologjike.
SHSKUK thotë se do ta monitorojë nga afër situatën në mënyrë që të mos i mungojë ndihma ose shërbimi emergjent pacientëve, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, që nga sot kardiologët në Qendrën Klinike Universitare kanë filluar ta bojkotojnë punën ku pos mjekut kujdestar i cili po kujdeset për pacientët e shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë nuk po ofrohet asnjë shërbim tjetër. Këto zhvillime vijnë pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Shtetit ndaj disa kardiologëve në rastin e njohur si “Stenda”,