Lajmet e fundit

Shrilanka ka deklaruar gjendje emergjente pas disa sulmeve nëpër xhami dhe biznese me pronarë myslimanë.
Është vendosur orari për ndalimin e qarkullimit në qendër të distriktit Kandy, vend ky ku shumica e budistëve Sinhala kanë sulmuar xhaminë, dyqane të myslimanëve dhe shtëpitë e tyre.
Autoritetet i frikësohen hakmarrjes pasi është gjetur një trup i pajetë i një të riu mysliman, në një ndërtesë të djegur ditën e martë.
Tensionet janë ngritur pas vdekjes se një burri budist, për të cilin është thënë se ishte rrahur nga disa myslimanë javën që shkoi.