Lajmet e fundit

Edhe pse shpeshherë gjatë punës i është dashur të haset në pengesa, për të momenti më i bukur ka qenë kur nisi të merrej me problemin e origjinës së Universit. Teoria për të cilën ka punuar shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini – Houghton, përgjatë gjithë këtyre viteve, parashikon se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Teoria e saj për origjinën e universit nga multiversi është konfirmuar nga sateliti evropian Planck dhe tashmë asaj i mbetet, që të jetë një ndër pretendentet për çmimin Nobel në Fizikë. Gjatë bisedës me të na tregon sesi i lindi dëshira për t’u marrë me këtë teori, por edhe detaje të tjera rreth planetëve, hapësirës etj.
Cila është teoria juaj për krijimin e universit?
Momenti më i bukur kur pata një ide për të zgjidhur problemin e origjinës së universit. Ky është një problem shumë i vështirë. Njerëzit se kanë kuptuar këtë për 2000 vjet. Nga erdhi? Ku filloi? Ajo që shikojmë nga nisi,te cila epokë? Nga ana e fizikës, Roxher Penrouz, që është një shkencëtar i famshëm anglez, e bëri këtë pyetje në mënyrë më konkrete me anë të numrave. Ai e llogariti që mundësia për të filluar një univers, si puna e universit tonë me Big Bangun, me energji shumë të lartë, është pothuajse zero, dhjetë në fuqi të 123. Një mundësi në dhjetë zero të tjera mbrapa, dhe 123 zero të tjera.
Kjo ishte një pyetje shumë e rëndësishme në fizikën teorike. Por atëherë pse universi ynë fillon me këtë orgjinë, nëse kjo orgjinë dukej kaq e pamundur. Unë jam përpjekur dhe në fakt, një nga teoritë e String Theory, ishte pikërisht që kjo pyetje t*i shpjegonte origjinën e universit. Unë si fizikante teorike isha shumë e mahnitur nga kjo lloj pyetjeje. Mbaj mend se fundmi, kisha një mënyrë se si mund të zgjidhej ky problem. Bëhet fjalë për në vitin 2009.
Fillimisht e mendova zgjidhjen, por tani është në një program të tërë, tani është një teori, që është i testuar nga ana ovosturcionale. Ideja kryesore është që vetë pyetja, se pse universi ynë nisi në këtë mënyrë nuk ka kuptim, nëse ne nuk kemi shumë fillime të mundshme. Për shembull, nëse unë them; për shembull një monedhë të verdhë e vëmë në xhep, dhe nëse unë bëj pyetjen: Pse kur fus dorën në xhep përfundoj me një monedhe të verdhë? Kjo si pyetje nuk ka kuptim, sepse nëse monedha e verdhë është ajo që unë nxjerrë nga xhepi, është sepse e vetmja gjë që unë kam në xhep është monedha e verdh.
Kjo pyetje ka kuptim nëse në xhep do të kisha monedha me ngjyra të ndryshme, dhe unë them: Pse unë zgjodha të verdhën? Jo të kuqen, jeshilen apo lelja. E njëjta gjë ishte dhe me universin. Pyetja ishte fokusuar pse universi ynë nisi me Big Bang-un me energji të larta, por për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe për të pasur mundësi për ta llogaritur atë përgjigje, unë ofrova, që e vetmja mënyrë është multiversi. Nëse ne kemi fillime të ndryshme, të universit që mund të nis me energji të mesme, apo të ulët, që mund të ketë gjeometri ndryshe. Nëse ne kemi një mundësi zgjedhje, atëherë ka kuptim që të pyesim, përse nis me këtë dhe jo me diçka tjetër?
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: