Lajmet e fundit

Faqja “Albanian Success Story” në Facebook ka publikuar një histori të një gruaje të suksesshme shqiptare në Amerikë.
Bëhet fjalë për Yllka Canën, nga Kosova, e cila shumë shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane. Yllka e kishte lënë Kosovën si refugjate.
Ajo ka përfunduar me sukses misionet në Kore, në Gjermani e në disa vende të tjera, kurse tani është duke u ngritur në hierarkinë e ushtrisë amerikane. Yllka do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane, shkruan Ilyria.