Lajmet e fundit
20-vjeçarja Erleta Shala është oficerja e parë me origjinë shqiptare në ushtrinë zvicerane. Shala që vjen nga Prizreni ,shprehet se dëshironte gjithmonë të bëhej një ushtarake e aftë.

Oficerja e parë me origjinë shqiptare, Erleta Shala, arriti të bëhej oficere në ushtrinë e Zvicrës vetëm me përkushtim. Në një intervistë për “Albinfo”, Shala shprehet se nuk është aspak lehtë për një femër të gradohet oficere në ushtrinë zvicerane,transmeton Shekulli.al
“Dëshira ime ka qenë edhe t’i falënderohem shtetit zviceran duke shërbyer në ushtrinë zvicerane”, thotë Erleta Shala.
E pyetur për ndjesinë që i jep shërbimi në ushtrinë zvicerane, si një vajzë me origjinë shqiptare, ajo shprehet: “Në ushtrinë zvicerane nuk e shikojnë se çfarë origjine ke, sepse ti je shtetase zvicerane, nëse shërben për ushtrinë zvicerane. Por për mua do të thotë shumë, sepse kam dëshirë të shohin kontributin tonë për këtë vend që na ka ndihmuar në shumë aspekte”.