Lajmet e fundit

Shtëpia e Alush Alushit, ka qenë e uzurpuar me vite nga Danillo Illiqin.
Për tri herë radhazi, Illiqin kishte rezistuar që t’a lëshojë shtëpinë, edhe pse vendimi kishte qenë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Por, për të katërtën herë ai nuk rezistoi, dhe e lëshoi shtëpinë e uzurpuar.
E pronari menjëherë i ndërroi bravat e shtëpisë, si masë për ruajtjen e saj.
Por, pavarësisht se shtëpinë e riktheu prapë, ai nuk do të kthehet të jetojë në veri.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.