Lajmet e fundit

Në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale në 61 bashki.
Në një vendvotim, procesi ishte ndalur, për shkak të problemit me pajisjen e identifikimit.
Në votimet nga Lezha, një qytetar kishte ardhur nga Italia për të hedhur votën. Ai tha se deri më tani po sheh qetësi, pavarësisht disa parregullsive.
“Kemi ardhur të votojmë nga Italia. Nuk po punon (pajisja e identifikimit), po presim. S’ka rrugë tjetër. Po shoh qetësi të mirë, të rregullt”, u shpreh ai.
Një tjetër qytetar tha se pret që të jetë një rezultat i mirë për të gjithë publikun.
“Mua më duket e mbarë, është mirë, më këdo që do votojë, do të jetë një rezultat i mirë për të gjithë publikun”, tha ai. /Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Tërshani po i përcjell zhvillimet nga zgjedhjet në Shqipëri.