Lajmet e fundit

E dëgjojmë shpesh shprehjen se Amerika “është vend i emigrantëve” ose një “vend me kulturë të ndryshme”.
Një ushtar shqiptar i veshur me rroba tradicionale, ishte fotografuar në fillim të shekullit XX në Amerikë, transmeton Klan Kosova.
Kjo fotografi është në mesin e shumë të tjerave të bëra nga fotograf Augustus Sherman.
Në këtë fotosesion shihen njerëz që vijnë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe një shqiptar të cilët kishin shkuar në “vendin e ëndërrave”.
Ata për tu fotografuar kishin veshur rrobat tradicionale nga vendet e origjinës.
Këto fotografi janë publikuar në National Geographic në vitin 1907.
Ushari shqiptar i veshur me rroba tradicionale