Lajmet e fundit

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një shtetas i Shqipërisë, derisa po e drejtonte automjetin e tij duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin dhe me automjet ka përfunduar drejt e në ambientet e marketit të quajtur “FIFA” .
Emri i këtij të fundit rezulton të jetë i njëjtë me atë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Sipas pronarit të dyqanit, me këtë rast janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 5000 eurove.
Policia njofton se i dyshuari nuk është intervistuar sepse ishte nën ndikim të alkoolit me mbi katër promilë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për të vazhduar me procedura të mëtejme, transmeton Klan Kosova.