Lajmet e fundit

Keidi Bare, futbollist i Shpresave të Shqipërisë, është grumbulluar në skuadrën e parë nga trajneri Diego Simeone dhe me shumë gjasa do të bëjë debutimin e tij me Atletico Madrid në sfidën e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Mbretit.
Atletico sfidon në transfertë skuadrën e kategorisë së tretë, Guijuelo dhe për këtë ndeshje El Cholo ka thirrur në total 16 futbollistë përfshirë këtu edhe Keidi Baren.
Aktualisht 19-vjecari shqiptar aktivizohet me skuadrën B të Atleticos që luan në Segunda Division B. Në këtë sezon Bare ka luajtur në total nëntë ndeshje duke realizuar dhe një gol.